Aventurierët/ Florjan Binaj i “tërheq veshin” Top Channel-it. Po promovohen antivlerat dhe jo vlerat…

0

Mbrëmjen e djeshme në Top Channel ka nisur seritë e tij Reality Show i quajtur “Aventurierët”. Një program i cili në qëndër të tij ka 8 të rinj të cilët do të qëndrojnë bashkë 75 ditë të shkëputur nga realiteti i përditshëm duke u bërë pjesë e sfidave të ndryshme.

Aktori i njohur i humorit dhe shumë i dashur për publikun Florjan Binaj nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij nga program i ri në Top Channel, për të cilin nuk e ka përmendur emrin, por duke qënë se flet për rininë është e sigurt që ai i referohet programit më të ri të titulluar “Aventurierët”.

Që në natën e parë 8 të rinjtë pasi u prezantuan, filluan të konsumonin alkool te kërcenin dhe  njëra nga vajzat argëtoi të tjerët edhe me striptizëm. Ajo që të vriste veshin ishin fjalët banale që u përdorën.

Në një postim në Story në llogarinë e tij në Instagram, aktori i Portokallise, ose ndryshe siç të gjithë jemi mësuar ta quajmë polici i Portokallisë shkruan:

 “Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”.

Artikulli i mëparshëmTakimi i OPEC + shtyhet ndërsa Arabia Saudite dhe Rusia grinden sërish lidhur me çmimet
Artikulli i radhësItali/ Shtohen 2886 raste të reja në 24 orët e fundit. Më pak persona në trajtim intensiv