Ikja nga nafta: Arabia Saudite, me tjetër kompani ajrore

0

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ka njoftuar një plan për të formuar një kompani të dytë ajrore kombëtare, si pjesë e një strategjie më të gjerë për ta kthyer mbretërinë në një qendër logjistike globale që nuk do të varet vetëm nga nafta.

Formimi i një kompanie tjetër ajrore do ta vendoste Arabinë Saudite në vendin e pestë në tranzitin global të trafikut ajror, pretendojnë mediat shtetërore por nuk japin detaje kur dhe si do të formohet kompania.

Bin Salman po udhëheq përpjekjet për të rritur të ardhurat jo-naftë në Arabinë Saudite, ekonomia më e madhe arabe dhe vendi më i madh në Gji, deri në 2030, dhe duke e kthyer vendin në një qendër globale logjistike, me zhvillimin e porteve dhe hekurudhave dhe rrugëve.

Formimi i ndërmarrjes së re do të rrisë numrin e destinacioneve ndërkombëtare nga Arabia Saudite në më shumë se 250 dhe dyfishimin e kapacitetit të transportit të ngarkesave në më shumë se 4.5 milion tonë.

Me linjën ajrore ekzistuese, Saudia, mbretëria ka një nga linjat ajrore më të vogla në rajon krahasuar me madhësinë e saj.

Kjo kompani ka vite që lufton me humbjet.

Artikulli i mëparshëm“Mos shkoni në Romë”: Qeveria angleze i bën thirrje tifozëve, ndërsa FA ndan bileta vetëm për rezidentët në Itali
Artikulli i radhësBIRN publikon skedën e pasurisë së gjyqtares së Apelit Tiranës: Zegjine Sollaku me burime të pamjaftueshme për të justifikuar pasurinë