Dilema merr fund! Zbulohet përfundimisht se cila do të jetë prezantuesja e “Big Brother Vip”

0
arbana osmani luana vjollca (2)

Dilema se cila do të jetë prezantuesja e “Big Brother Vip” ka marrë fund! Prej disa muajsh në media përflitej për dy emra: Luana Vjollca dhe prezantuesja historike e këtij formati, Arbana Osmani.

“Prive” ka mësuar se moderatore e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë sërish Arbana Osmani.

arbana osmani luana vjollca (6)

Moderatorja do të rikthehet pas katër vitesh mungesë në krye të “Big Brother”, i cili këtë vit vjen me një ndryshim: pjesëmarrës do të jenë vetëm personazhe të famshëm shqiptarë që do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të zakonshme larg luksit.

arbana osmani luana vjollca (1)

“Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.

arbana osmani luana vjollca (9)

“Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, shkruhej në njoftimin e organizatorëve.

arbana osmani (6)

Ndërkohë, vetë Arbana nuk ka reaguar ende në rrjetet sociale për këtë konfirmim.

arbana osmani luana vjollca (8)

Tashmë që dilema mori fund, Luana Vjollca me siguri do të rikthehet në ekran në shtator me të tjera surpriza për publikun shqiptar.

arbana osmani luana vjollca (3)
Artikulli i mëparshëmVarianti Delta është ‘përditësuar’ në Ypsilon: Më rezistent ndaj vaksinës e më shqetësues por ku është përhapur më shumë?!
Artikulli i radhësVrau fqinjin dhe i mori peng fëmijën, policia qëllon për vdekje futbollistin 24-vjeçar