Avokati i njohur zbulon planin e frikshëm që po përgatitet për shqiptarët: Është si …

0
Avokati i njohur zbulon planin e frikshëm që po përgatitet

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka folur për masat anti-Covid.

 oxhaj nuk la pa sulmuar Komitetin Teknik, për të cilin tha se i kërkon lokaleve të ndalojnë muzikën a thua se muzika ka lidhje me vigjilencën ndaj virusit.

Ai gjithashtu përmendi dhe eksperimentin e minjve të cilët futen  në një kafaz dhe i lëshohet rrymë elektrike, e më pas sulmojnë njëri tjetrin. Sipas avokatit, ky eksperiment i është bërë dhe shqiptarëve.

“Kemi një Komitet që i thotë bizneseve që mos mbani muzikën ndezur, se po e mbajtët ndezur, bie vigjilenca jonë për virusin. A thua se e dëgjojnë me vesh virusin dhe muzika ju prish zhurmën e fuksave të tyre që po përgjojnë mos kalojë virusi. Jemi në situatë krejtësisht të çmendur absurde. Është ai eksperimenti i minjve. Që ti po të mbledhësh minj dhe t’i fusësh të gjithë në kafaz, dhe të fusësh shkarkesë elektrike, ata do të jenë në tension dhe do të fillojnë të sulmojnë njëri tjetrin. Ky është eksperiment që është bërë në botë me minjtë, këtë po ja bëjnë shqiptarëve çdo ditë. Si minjtë po i trajtojnë në kafaz se nuk kanë ku shkojnë”, tha Goxhaj për Fax News.

Artikulli i mëparshëmMoti bën kthesën e madhe për 3 ditët në vijim
Artikulli i radhësI riu “shkel gazin” në aksin Maminas-Durrës, me 180 km/h, në fund e pëson keq