Arrestimi i kryebashkiakut të PS-së/ Spartak Ngjela del me paralajmërimin ‘bombë’: Ja kush e ka radhën!

0
Arrestimi i kryebashkiakut të PS-së, reagon ‘flakë për

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar ‘flake për flakë’ për arrestimet që ndodhën paradite në Lushnje me urdhër të SPAK, ku mes të arrestuarve është edhe kryebashkikau Fatos Tushe. Ky i fundit akuzohet për korrupsion.

Ngjela tha se ky është vetëm fillimi dhe SPAK e ka nisur goditjen nga ata që kanë pushtetin, por do të vijojë dhe me të djathtën.

“Duken shenjat që SPAK po godet majtas, të shohim se kjo është lufta anti-korrupsion. Kjo është skemë e nxjerrë nga Napoleon Bonaparti, kur frenoi terrorin në Francë, i ra majtas, se ai dhe revolucioni ishin majtas. Duke thënë se nuk është me tendencë, pastaj i ra dhe të djathtëve, i bëri copë dhe ata. Kur janë të inkriminuar të dy palët, e fillojnë nga ata që janë në pushtet,” tha Ngjela për emisionin ‘Breaking’.

Artikulli i mëparshëmOPEC+ dështon të arrijë një marrëveshje mbi kuotat e prodhimit / Bursa për datën 6 Korrik 2021
Artikulli i radhësGjeti shishen e ‘shtrigave’, burri shokohet nga ajo që zbulon brenda saj, përmbante flokë, dhëmbë…