Alfred Cako nxjerr lajmin alarmant: A s’ju kisha lajmëruar! Disa nga ju qeshnin me mua…

0
Alfred Cako nxjerr lajmin alarmant: A s'ju kisha lajmëruar! Disa nga

Raftet bosh në supermarketet britanike për shkak të vetë-izolimit masiv të punëtorëve kanë shkaktuar shqetësime në të gjithë vendin

Supermarketet dhe furnizuesit paralajmëruan për mungesa të mundshme të ushqimeve për shkak të stafit të tyre që detyrohet të vetë izolohet, ndërkohë që rastet e koronavirusit po rriten dhe kërcënojnë të shkaktojnë kaos pasi qeveria zbuti të gjithë kufizimet më herët, këtë javë. Me miliona punonjës dhe nxënës shkollash që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rregullave të gjurmimit të koronavirusit, në atë që po quhet ‘ping-demi’, për shkak të aplikacionit telefonik që përdoret për të kontaktuar apo sinjalizuar njerëzit që duhet të vetë-izolohen, disa industri kanë filluar ti ndjejnë pasojat.

Konspiracionisti Alfred Cako, teksa ka shpërndarë këtë lajm alarmant shkruan se po vërtetohen paralajmërimet e tij për shqiptarët që të sigurojnë disa ushqime, se bota është në luftë për shkatërrimin e njerëzimit.

“A s’ju kisha lajmeruar dhe disa nga ju qeshnin me mua qe “shperndaja panik”?!!”, shkruan Cako në rrjetet sociale.

Artikulli i mëparshëmDenoncimi/ “Më ka vendosur gjobë 30 mijë euro”/ Biznesmeni shqiptar deklaron se po kërcënohet nga prokurori i njohur
Artikulli i radhësPo ndodh kaosi në këtë shtet/ Presidenti “heq qafe” kryeministrin, merr vetë pushtetin!

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu