Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën 25-vjeçari në Krujë

0

Një 25-vjeçar ka humbur sot jetën tragjikisht në Krujë. Burime nga poliia bëjnë me dije se K. Ç., 25 vjeç ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij në Thumanë.

Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Artikulli i mëparshëm‘Shkundet’ Haiti, tërmeti me magnitudë 7.2 i shkallës Rihter godet shtetin ishullor, raportohet për dëme të mëdha (VIDEO)
Artikulli i radhësE rëndë në Turqi/ Po shuante flakët, rrëzohet avioni ‘Beriev’ i ardhur nga Rusia, asnjë i mbijetuar