Zbardhen detaje të reja nga tmerri në Angli / Agresori vrau pesë persona përfshirë nënën e tij, më pas qëlloi veten

0
Zbardhen detaje të reja nga tmerri në Angli / Agresori vrau pesë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Angli gjatë mbrëmjes së djeshme, ku një person i armatosur vrau pesë persona përfshirë nënën e tij dhe një fëmijë si dhe tre kalimtarë të rastit. Mediat britanike raportojnë se më pas ai vrau veten. Zona e qytetit portual Plymouth ku ndodhën vrasjet u vendos nën bllokim ndërsa ekipet e reagimit të urgjencës shkuan me shpejtësi në vendngjarje.

Një video e postuar në mediat sociale tregonte një trup të mbuluar me një çarçaf të shtrirë në trotuar ndërsa një polic i armatosur qëndronte pranë. Nga ana tjetër autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të qetësohen dhe të mos përhapin panik.

Artikulli i mëparshëmNgjarja e pabesueshme! Burri ‘vë duart në kokë’, nuk iu beson syve nga ajo që gjen në tualet, ja se çfarë i ndodhi…
Artikulli i radhësFranca “i bashkohet grupit”, bojkoton konferencën e OKB-së kundër racizmit