Dorëheqja e papritur e Erion Braçes pak ditë para formimit të qeverisë ‘Rama 3’, gazetari i njohur zbulon çfarë qëndron pas këtij vendimi

0
Dorëheqja e papritur e Erion Braçes pak ditë para formimit

Gazetari Erl Murati e ka konsideruar një ndërgjegjësim dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Erion Braçes.

Murati u shpreh në rubrikën “Opinion” se Braçe nuk ka dashur të bëhet pjesë e lançimit të qeverisë ‘Rama 3’ në formën e një Big Brother.

“Duke qenë se jemi në fund të një mandati qeverisës lë të kuptohet se Braçe nuk do të jetë më pjesë e qeverisë së re. Braçe është një personazh me eksperiencë dhe atipik brenda PS pasi nuk ka dashur të bëhet pjesë e lançimit të qeverisë 3 në formën e një Big Brodheri ku askush nuk di se kush do të jetë përbërja e kabinetit. E shoh si një vetëdijësim dhe ndërgjegjësim të tij”- u shpreh Murati.

Artikulli i mëparshëmEli Fara në zi, mes dhimbjes së madhe jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut të saj të shtrenjtë: T’u prehtë shpirti në paqe! (FOTO)
Artikulli i radhësNajada Çomo dorëzoi mandatin e deputetit, Ylli Manjani shpërthen në ironi: Të bënte këtë gjë të paktën sa për sy e faqe

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu