Juventus: Ronaldo largohet nga stërvitja

0
Juventus: Ronaldo largohet nga stërvitja

Cristiano Ronaldo u detyrua largohet nga stërvitja e ditës së sotme me Juventusin. Gjatë një dueli me Alex Sandron, portugezi  pësoi një dëmtim në krah, që e detyroi të lërë përgjysmë seancën stërvitore. Në videon e publikuar nga mediat italiane, CR7 shihet teksa lë fushën me një anëtar të stafit të Juventusit.

Të martën, u përfol se Ronaldo kishte kërkuar largimin nga Juve dhe pritej t’i bashkohej Manchester City-t. Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes po merret me situatën dhe në ditët e ardhshmë mund të kemi zhvillime të reja. Bernardo Silva dhe Aymeric Laporte mund të përfshiheshin në operacion, pasi Man City nuk dëshiron të shpenzojë asnjë qindarkë për kartonin  e Ronaldo-s

Artikulli i mëparshëmLeonardo: Mbappe largohet me kushtet tona, oferta e Realit…
Artikulli i radhësFaza III e fiskalizimit/38% e bizneseve të pajisur me certifikatën e AKSHI-t. Kontabilistët: Mosvendosja e gjobave është keqkuptuar; DPT: Afatet nuk mund të shtyhen

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu