Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, gardianët rrahin barbarisht të burgosurit, hakerat i bëjnë “gjëmën” policëve (Video)

0
Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, gardianët rrahin

Pamjet nga brenda burgut në Iran kanë bërë xhiron e botës pasi disa roje rrahin barbarisht të burgosurit. 

Kanë qenë hakersat ata që nxorën në rrjet dhunën ekstreme ndërsa kreu policisë Mohammad Mehdi Hajmohammadi, ka kërkuar falje për këto skena, duke theksuar se do të kujdeset personalisht që të mos përsëriten më në të ardhmen.

Hakerat publikuan videon ku shfaqen rojet duke rrahur e tërhequr zvarrë të burgosurit brenda burgut, dhe pamjet u bënë virale menjëherë.

“Pranoj përgjegjësinë për këtë sjellje të papranueshme dhe angazhohem të përpiqem të parandaloj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të hidhura dhe të merrem seriozisht me autorët.

Unë kërkoj falje nga Zoti i Plotfuqishëm, udhëheqësi ynë i dashur, kombi fisnik dhe rojet e burgut të nderuar, përpjekjet e të cilëve nuk do të injorohen për shkak të këtyre gabimeve”, tha Hajmohammadi.

Artikulli i mëparshëmLufta me Covid, Pfizer ka gati vaksinën e re që do të mposhtë këtë variant
Artikulli i radhësU përfol se do të largohet nga Top Channel, vjen lajmi surprizë për Luana Vjollcën! Moderatorja do të ‘mbretërojë’ të shtunave mbrëma në këtë televizion

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu