‘Amal’ në Vatikan, papa Françesku takohet me kukullën gjigande

0
‘Amal’ në Vatikan, papa Françesku takohet me kukullën gjigande

‘Amal’, një kukull gjigante, 3.5 metra, e një vajze të re refugjate siriane, është mirëpritur në Vatikan.

Kukulla po udhëton nëpër Europë nga Turqia në Britani si pjesë e një përpjekjeje për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e fëmijëve refugjatë të pashoqëruar. Kukulla përshkruan një vajzë refugjate nëntë vjeçare duke ecur nëpër Evropë në kërkim të sigurisë dhe nënës së saj, e cila u nis në kërkim të ushqimit dhe nuk u kthye më.

Papa Françesku u takua me ‘Amal’ në oborrin e Shën Damaso, pasi u ndoq nga dhjetëra fëmijë të famullive të Romës të cilët e mirëpritën në sheshin e Shën Pjetrit.

Kukulla gjigande e filloi udhëtimin e saj të gjatë më 27 korrik në Gaziantep, Turqi, pranë kufirit sirian. Pas ndalimit të saj në Vatikan, ajo do të vazhdojë udhëtimin në Gjermani, Belgjikë, Francë dhe më në fund në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli i mëparshëmCovid-19 në Japoni, spitalet drejt kolapsit nga fluksi i pacientëve të shtruar
Artikulli i radhësKapet kokainë me vlerë 190 milionë euro në Britani, arrestohen 6 vetë

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu