E gjeti të mbyllur derën e hotelit në Elbasan ku kishte pronotuar, turisti bleg tenton të ngjitet nga muri rrethues, por ajo që i ndodh më pas nuk e kishte menduar kurrë (DETAJE)

0
E gjeti të mbyllur derën e hotelit në Elbasan ku kishte

Një turisti belg është përballur me një incident të papritur teksa kishte ardhur me pushime në Shqipëri.

Pasi gjeti të mbyllur derën e hotelit ku kishte pronotuar, ai ka tentuar të ngjitet nga muri rrethues, po është rrëzuar dhe ka përfunduar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia

Artikulli i mëparshëmKa mbjellë flokët apo ka vendosur paruke? Arjan Konomi reagon për herë të parë dhe u jep fund zërave
Artikulli i radhësI riu i pamëshirshëm plas në tokë dy vajza, largohet me vrap pasi i frikësohet djemve që sulen drejt tij (Video)