Dalin rezultatet e para për Tiranën/ Garë e fortë Këlliçi – Alimehmeti

0
Tiranën

Kanë dalë rezultatet e para nga votimet në primaret e PD-së për Tiranën. Në kutitë e para që janë hapur ka një rivalitet të fortë mes mjekut Ilir Alimehmeti dhe deputetit Belind Këlliçi.

Kështu në degën 5 të kryeqytetit, Alimehmeti ka marrë 289 vota. Ai ndiqet Këlliçi me 204 vota. Në vend të tretë është Gerti Bogdani me 140 vota. Pas tyre renditen Julian Deda me 21 vota, Adriana Kalaja me 20 vota, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi me nga 2 vota.

Ndërsa në një tjetër kuti të hapur që i përket degës 3 për Tiranën kishte një tjetër rezultat. Aty udhëhiqte Këlliçi me 190 vota ndërsa Alimehmelti kishte 180 të tilla. Gerti Bogdali kishte marrë 57 vota i ndjekur nga Enkelejda Fejzo me 6 vota, Adriana Kalaja me 4 vota, Julian Deda me 3 vota dhe Fatmir Merkoçi me asnjë votë. 

Artikulli i mëparshëmTritol, asgjë personale
Artikulli i radhësDel në ankand avioni privat i Elvis Presley