Përse jemi gjithmonë të uritur në karantinë: Gjashtë arsyet e hapjes së shpeshtë të frigoriferit

    0

    Periudha e pandemise është shumë stresuese dhe e rëndë. Dihet që shumica e njerëzve konsumojnë më shumë ushqim kur u janë të ekspozuar ndaj situatave stresuese

    Në vazhdim po ju sjellim disa arsye përse shpesh e hapni derën e frigoriferit, duke kërkuar që diçka të fusni në gojë edhe pse ndoshta nuk jeni me të vërtetë të uriur.

    Në të vërtetë jeni të etur

    Shpesh na ndodh që etjen ta zëvendësojmë me uri. Kujdesuni që gjithmonë të pini ujë mjaftueshëm madje vetëm kur nuk keni etje. Një gotë ujë mund t’jua përmirësojë humorin. Është shumë e rëndësishme të qëndroni të hidratuar.

    Jeni të stresuar

    Kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj stresit, dhe shumë e gjejnë ngushëllim te ushqimi, ndërsa në të vërtetë nuk janë të uritur. Përpiquni ta pyesni veten përse dëshironi të hani… Për shkak se jeni të uritur apo keni nevojë për diçka që do t’jua heqë vëmendjen nga momenti?

    Nuk jeni edhe aq të uritur, dhe sërish hani

    Keni ngrënë me shpejtësi, ndërkohë që keni qënë duke bërë diçka tjetër (p.sh. ndërkohë që në kompjuter kontrolloni lajmet apo emailin). Pikërisht kjo mënyrë të ngreni na bënë të mos e kuptojmë kur arrijëm ngopjen. Këshillohet të hani ngadalë, me kujdes dhe përpiquni të përqëndroheni te ushqimi.

    Ju ka zënë monotonia

    Para se të filloni të përgatisni një sanduic, kot sa për të thyer monotoninë,  më mirë rëmbeni fshesën dhe filloni të pastroni shtëpinë tuaj. Në këtë mënyrë do të bëni dicka të dobishme dhe nuk do të konsumoni ushqim kot, sa për të thyer monotoninë.

    Jeni të rraskapitur Kur jemi të lodhur, ne zakonisht hamë, sepse dëshirojmë ti japim energji trupit. Mirëpo, në këto raste shumë shpesh hamë edhe ndonjë ëmbëlsirë, gjë që nuk është mirë. Sheqeri në gjak na ngrihet ngrihet në mënyrë të menjëhershme dhe pastaj bie edhe më shpejt. Kjo na bën të ndihemi sërish të uritur. Pra, më mirë hani diçka të shëndetshme, p.sh. fruta dhe perime sesa ushqime shumë kalorike me përmbajtje të lartë sheqeri.

    Artikulli i mëparshëmCOVID-19/Për ata që duan të heqin dorë nga pirja e duhanit, kjo është koha më e mirë
    Artikulli i radhësMbretëri e Bashkuar/ Partnerja shtatzënë e kryeministrit britanik me simptomat e Covid-19