Replika/ Lubonja Ramës: Pyet specialistët mos bëj epidemiologun dhe virologun

0

Edi Rama, i pyetur nga Arjan Cani mbi ecurinë e coronavirusit në javën e ardhshme u pergjegj se nuk mund të jepte përgjigje, se këtë e dinë specialistët, e se s’donte të bënte si Fatos Lubonja që flet për gjithshka.

I përgjigjem Edi Ramës se sa herë kam folur për koronavirusit i jam referuar specialistëve të ndryshëm, (duke venë në dukje madje edhe kontradiktat midis tyre) e nuk kam bërë si ai që në 12 mars ka bërë epidemiologun dhe virologun duke deklaruar se karantina nuk e pengon përhapjen e virusit.

Do të ishte mirë që kjo përgjigje të ishte shenjë se vërtet Kryeministri ynë ka reflektuar për atë se duhen dëgjuar edhe specialistët për vendimet që merr, por kam frikë se kjo ishte thjesht një batutë për të denigruar një gazetar, e se ai do vazhdojë të marrë vendime në emër interesash të tjera nga ai i qytetarëve (jo vetëm përsa i përket krizës dramatike të koronavirusit) duke shpërfillur sa interesat e qytetarëve edhe opinionet e mediave apo specialistëve që flasin në emër të interesave të tyre

Artikulli i mëparshëmInstagram/ Nuk do ta besoni! Ja kush e qethë në karantinë CR7
Artikulli i radhës“Nuk mund t’iu besojmë komunistëve”/ Kërkohet dorëheqja e kreut të OBSH