Kujdesi personal/ Maskat perfekte për lëkurën që mund t’i bëni në kohë izolimi

    0

    Tani më shumë se kurrë kemi kohë të merremi me veten dhe te kujdesemi për lëkurën me produkte të lehta shtëpiake, të cilat mund t’I keni edhe në frigorifer.

    Për një lëkurë të butë, stresi, apo ndotja e ajrit dhe smogu janë ndër armiqtë më të mëdhenj. Gjithmonë është e këshillueshme të bëni një trajtim sa më natyral të fytyrës.

    Për të larguar papastërtitë një nga produktet më të mira është kastraveci, të cilin mund ta prisni në rripa dhe të masazhoni lehtësisht fytyrën.

    Një mënyrë tjetër është edhe përdorimi i kripës së trashë, kafesë dhe vajit të ullirit. Me anë të kësaj maske ju pastroni fytyrën tuaj si dhe largoni qelizat e  vdekura.

    Një maskë e ngjashme detoksifikuese, e cila ju ndihmon në relaksimin dhe pastrimin e fytyrës është edhe përzierja e një luge mjaltë me një të bardhë të vezës, të cilën mund ta aplikoni në formë maske mbi fytyrën tuaj.

    Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Cfarë mund të na mësojë historia për udhëheqjen në kohë krizash…
    Artikulli i radhësAhmetaj: Fasonët do të mbështeten për të prodhuar maska dhe veshje mbrojtëse