Rrënie e fortë e cmimeve, ndërkohë që tregjet presin takimin e OPEC+

0

Cmimi i naftës pati një rënie të fortë ditën e sotme pas sinjaleve për një teprivë të lartë në qendrën kryesore të depozitimit  të naftës në SHBA, duke kompensuar rritjen e ditëve të mëparshme të nxitur nga bisedimet mes Arabisë Saudite dhe Rusisë lidhur me një marrëveshje për uljen e prodhimit.

Ofruesi i të dhënave të industrisë Genscape Inc. raportoi një rritje me 5.8 milion fuçi në inventarët e naftës së papërpunuar në Cushing, Oklahoma, javën e kaluar. Ky do të ishte stoky më i madh javor në qendrën e magazinimit që prej vitit 2004. Cmimet më parë gjatë javes panë një rritje të shpejtë pas lajmeve se vendet e mëdha prodhuese të naftës po negociojnë një marrëveshje për të penguar uljen e mëtejshme të çmimeve.

Tregtimi i benzinës gjithashtu, u shpreh një burim, e cila është një produkt premium gjatë periudhave normale, rezulton të jetë momentalisht pa fitimi në Europë, dhe me një normë fitimi shumë të ulët në SHBA.

Tregjet financiare po presin takimin e lajmëruar për ditën e Enjte, ku shtetet kryesore prodhuese të naftës pritet të arrijnë një marrëveshje për të ndalur humbjet që do të shkaktonte një rrënie edhe me e lartë e cmimeve. Rusia dhe Arabia Saudite dëshirojnë që dhe SHBA të marrë pjesë në këto negociata për të pasur një rezultat sa më produktiv.

Artikulli i mëparshëmRama publikon shifrat: Ky është numri i punonjësve dhe bizneseve që kanë përfituar nga paga e luftës
Artikulli i radhësCeferin fikson datën e fundit:”Brënda datës 3 Gusht kampionatet kryesore në Europë duhet të kenë përfunduar