Netflix/ Producentët njoftojnë rinovimin e serialit të famshëm dhe për dy sezone

0

Pas lancimit të premten të sezonit të katërt të një prej serialeve më të shikuar të momentit “La casa de papel”, duket se fansat nuk mund të durojnë deri në sezonin e ardhëshëm të serialit. Janë të shumta pyetjet në rrjetet sociale se kur do të publikohet sezoni i pestë dhe produksioni ka një lajm të mire për të gjithë.

Media britanike raportojnë sot se është nënshkruar kontratë për vazhdimin e serialit për të paktën edhe dy sezone të reja, kështu që së shpejti do të kemi sezonin e pestë dhe të gjashtë. Megjithëse datat e sakta mbeten akoma të pazbuluara, mendohen se muaji dhjetor do të shënojë rrifillimin e serive për të gjithë të apasionuarit.

Artikulli i mëparshëmNëna e Rita Orës jep mesazh sensibilizues
Artikulli i radhësShqipëria kërkon ndihmën e aleatëve. NATO të na vendosë në dispozicion shtretër dhe ventilatorë