Shpresat për një armëpushim midis Arabisë Saudite dhe Rusisë rrisin cmimet e naftës

0

Cmimet e naftës u rritën të martën nën shpresën se Arabia Saudite dhe Rusia do të arrijnë në një marrëveshje në luftën e tyre për çmimet e naftës dhe do të bien dakord për një reduktim të prodhimit gjatë kësaj jave.

Pritet një ulje e prodhimit me të paktën 10 milionë fuci në ditë, në mënyrë që të stabilizohen luhatjet e cmimeve. Por pavarësisht marrëveshjes që mund të arrijnë dy nga prodhuesit kryesor në botë, stabilizimi i mëtejshëm i cmimeve do të varet shumë edhe nga sasia që pritet të reduktojnë shtete të tjera prodhuese si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja apo Brazili.

Tregu global është pranë një recensioni pas masave drastike që janë marrë nga shumë qeveri anembanë globit si përgjigje ndaj shpërthimit të pandemisë globale të COVID-19. Mbyllja e kufinjve, ndërprerja e aktivitetit normal të shumë industrive dhe karantinimi në masë i popullsisë ka bërë që kërkesa të vijë gjithnjë në ulje.

“Ka një ulje me 30 % të kerkesës për naftë dhe nënprodukte të saj që prej fillimit të muajit Mars” u shpreh një burim i afërt i OPEC, momentalisht tregu ka një tepri prej 28 milionë fucishë në ditë, cka do të thotë se reduktimi i prodhimit mund të nevojitet të jetë në shifra më të larta se ato që po diskutohen aktualisht – u shpreh më tej.

Ka ende pikëpyetje nëqoftëse SHBA do ti bashkohen veprimit që pritet të ndermerret nga Rusia dhe Arabia Saudite.

Artikulli i mëparshëmKëshilli i Ministrave miraton VKM për Instrumentin e Garancisë Sovrane të Huasë. Mundëson likujditet për bizneset e prekura nga pasojat e pandemisë
Artikulli i radhësTrump në konflikt interesi? Cfarë e shtyn presidentin e SHBA që të reklamojë fort hidroksiklorokinën