Austrian Airlines i komunikon pasagjerëve datën 3 Maj për nisjen e fluturimeve

0

Austrian Airlines njoftoi pasagjerët se e ka shtyrë sërisht datën e rifillimit të fluturimeve, që fillimisht ishin planifikuar në datën 19 prill. Por edhe ky afat i ri mbetet në varësi të zhvillimeve.

Në letrën drejtuar pasagjeerëve Austrian Airlines bën me dije se “ Pavarësisht faktit se një përfundim i krizës mbetet i pasigurt si në Austri, ashtu edhe në mbarë botën, tani ne po përqendrojmë energjinë tonë në ‘rindezjen e motorëve tanë’.

Fatkeqësisht, afati i saktë se kur do të jemi në gjendje të rifillojmë fluturimit varet më shumë nga kushtet e jashtme sesa nga të brendshmet. Kufizimet globale të udhëtimit duket se mbeten të tilla për të ardhmen e parashikueshme, ose ndoshta edhe do të zgjaten. Për këtë arsye, ne kemi rivendosur të shtyjmë ‘fillimin e ri’, i planifikuar fillimisht për 19 prill, në 3 maj 2020” .

Austrian u ofron pasagjerëve mundësinë e riskedulimit apo rimbursimit të biletës, për ato që ishin prerë me datë udhëtimi deri më 30 prill.

Kujtojmë këtu se Austrian Airlines ndërpreu fluturimet nga Tirana në Vjenë më 19 mars. Më herët ishin ndërprerë dhe fluturimet drejt Italisë. Deri në fund të marsit të gjithë operatorët pezulluan fluturimet për transportin e pasagjerëve, ku linja e fundit që u mbyll ishte Stambolli, me Air Albania. Autoriteti i Aviacionit Civil i ka këshilluar pasagjerët që të mos presin bileta, pasi nuk ka një datë të saktë se kur do të rifillojnë fluturimet.

Artikulli i mëparshëmFusha e US Open bëhet spital për të prekurit me Covid-19
Artikulli i radhësNuk ju a këshillojmë t’ja bëni vjehrës tuaj, por shikoni çfarë i bën Boateng asaj…