Rangnick më në fund pranon interesimin e Milan

0

Gjermani Ralf Rangnick ka pranuar më në fund interesimin e shfaqur nga kuqezinjtë për ta afruar në radhët e tyre për sezonin e ardhshëm, por ai mohon të ketë marrëveshje për kalimin e tij në San Siro.

61 vjeçari është përfolur shumë se do të marrë në dorë frerët e Milanit sezonin e ardhshëm, për të kryer një revolucion absolut që përfshin ndërtimin e një skuadre me të rinj, mirëpo sipas tij nuk ekziston asnjë marrëveshje me kuqezinjtë.

“Nuk ka asgjë të tillë. Ka patur disa shkëmbime informacioni, por ato deklarata që bëhen nuk kanë lidhje fare me realitetin,” deklaroi Rangnik për “MDR”.

Ishte pikërisht emri i Ralf Rangnik që trazoi shtëpinë e “Diallit”, duke qenë se ish Shefi i Zyrës së Futbollit, Zvonimir Boban tha se CEO-ja Ivan Gazidhis ka arritur marrëveshje me gjermanin pa komunikuar me atë dhe Maldinin. Pikërisht kjo deklaratë solli shkarkimin e kroatit pas vetëm gjysëm sezoni si drejtues te kuqezinjtë.

Artikulli i mëparshëmSERIA A/ Rifillimi gjithnjë e më larg
Artikulli i radhësSi të përgatisni biskotat e pashkëve në shtëpi