Manastirliu nxjerr foton prekëse nga spitali: Koronavirusi nuk e ndal festimin e pashkëve

0

Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë, të cilët kremtojnë sot Pashkët, nuk mund të mungonte dhe një urim shprese nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa vendi po përballet me COVID.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ministrja thekson se në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me koronavirusin. Mes të tjerash ministrja ka postuar edhe një foto prekëse nga spitali COVID 2 ku një prej pacientëve të shtruar mban në vezë pashke.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”.
Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me #Covid19🙏🏼
Ky gjest domethënës në spitalin #Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim #bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë🙏🏼

Artikulli i mëparshëmISHP bën publike të dhënat e fundit: 13 raste të reja me COVID-19. Shkon në 446 numri total i të prekurve në vend
Artikulli i radhësShkon në 217 numri i të shëruarve në Shqipëri, 20 persona të shëruar gjatë 24 orëve të fundit