10 këshilla si t’i “mbijetoni” një udhëtimi të gjatë me fëmijë

0

Gjatë nje udhëtimi me fëmijë të vogël duhet të keni parasysh se ka disa gjëra të cilave duhet t’ju kushtoni rëndësi.

Konkretisht:

Fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk paguajnë pothuajse asnjëherë taksën e hotelit;

Në avion do t’ju shikojnë të gjithë me inat nëse fëmija juaj fillon të qajë dhe të bërtasë, kështu që duhet të përpiqeni ta mbani të qetë me anën e gjirit, biberonit apo një libri/disa lodrave;

Gjithmonë para se të prenotoni një hotel duhet ta specifikoni më parë se kërkoni edhe një krevat për fëmijën tuaj;

Nëse do të merrni me qera një makinë duhet të pyesni nëse mund të merrni me qera edhe një sexholino. Nëse ata nuk jua mundësojnë këtë shërbim duhet të kujdeseni për ta siguruar vetë. Në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian përdorimi i saj është një detyrim;

Mos kini frikë të udhëtoni me një fëmijë më të vogël se 24 muajsh, megjithatë mos harroni se ai është shumë i vogël dhe ka nevojë që udhëtimi të kryhet sipas nevojave të tij;

Mos u shqetësoni në lidhje me ushqyerjen e fëmijës. Shpesh ata përshtaten më mirë nga sa ju e kishit menduar me ushqimin e vendit ku do të qëndroni.

Udhëtimi duhet të jetë argëtues edhe për fëmijën;

Mbani mend se në këtë udhëtim mund të dëshironte të ishte edhe fëmija juaj, në vend që të qëndronte duke ju pritur me ditë të tëra me gjyshen dhe gjyshin;

Udhëtimi juaj duhet të jetë një mundësi qetësimi për të gjithë dhe nuk duhet të nguteni për të parë sa më shumë gjëra. Në vend të kësaj përpiquni të bëni sa më shumë gjëra që ju ndihmojnë të çlironi stresin dhe lodhjen.

Artikulli i mëparshëmCovid – 19/ Nisin shkarkimet edhe në futboll. Nuk shpëton as futbollisti shqiptar
Artikulli i radhësPaketa e zgjeruar, Rama: 40 mijë lekë për 176 mijë individë dhe biznese