Klasifikimi i Forbes. Zbuloni miliarderët e botës së futbollit

0

Në nga 18 marsi, kur përfunduan klasifikimin e përvitshëm “World’s Billionaires List”, Forbes numëronte 2.095 miliarderë, 58 më pak krahasuar me një vit më parë dhe 226 më pak krahasuar me vetëm 12 ditë më parë, kur nisën të përllogarisin pasurinë e tyre neto. Në miliarderët që mbeten në klasifikim, 51% e tyre janë më të varfër krahasuar me vitin e kaluar.

Në terma të përafërt, miliarderët e botës vlejnë 8 trilionë dollarë, në rënie me 700 miliardë dollarë krahasuar me 2019.

Duke parë klasifikimin e Forbes, spikatin shumë emra të njohur, që lidhen me botën e futbollit. Në vend të parë është François-Henri Pinault, në krye të holding Artemis, me të cilën zotëron jo vetëm shtëpinë e ankandeve Christie’s, por edhe Stade Rennais, me një pasuri të vlerësuar nga Forbes 27 miliardë dollarë.

I dyti renditet bosi i Red Bull, Dietrich Mateschitz, aktiv jo vetëm në Formula 1 por edhe në botën e futbollit me klubin e Leipzig e Salsburgut, me një pasuri të vlerësuar 16,5 miliardë dollarë.

Roman Abramovich, i cili zotëron klubin anglez të Chelsea, me 11,3 miliardë dollarë, renditet në vend të tretë.

Emra të tjerë në klasifikimin e miliarderëve të njohur në botën e futbollit janë Stanley Kroenke (zotëron klubin e Arsenalit dhe franchize të ndryshme në botën e sportit në SHBA); Shahid Khan (Fulham, përveç Jacksonville Jaguars në NFL) e Dmitry Rybolovlev (Monaco).

Klasifikimi i miliarderëve, pronarë të klubeve të futbollit

• Francois Pinault, 27 miliardë (i 27° më i pasur në botë), Stade Rennais;
• Dietrich Mateschitz, 16,5 miliardë (57°), RB Leipzig dhe Salzbug;
• Roman Abramovich, 11,3 (113°), Chelsea;
• Philip Anschutz, 11 miliardë (118°), La Galaxy;
• Stanley Kroenke, 10 miliardë (135°), Arsenal;
• Shahid Khan, 7,8 miliardë (183°), Fulham;
• Zhang Jindong, 7,7 miliardë (184°), Inter dhe Suning Jiangsu;
• Dmitry Rybolovlev, 6,6 miliardë (224°), Monaco;
• Silvio Berlusconi, 5,3 miliardë (308°), Monza;
• Rocco Commisso, 4,5 miliardë (383°), Fiorentina;
• Aiyawatt Srivaddhanaprabha, 3,7 miliardë (494°), Leicester;
• Paul Singer, 3,5 miliardë (538°), Milan;
• John Henry, 2,6 miliardë (804°), Liverpool;
• Renzo Rosso, 2,5 miliardë (836°), Vicenza;
• Peter Lim, 1,8 miliardë (1196°), Valencia;
• Antonio Percassi, 1 miliard (1990°), Atalanta.

Artikulli i mëparshëmSerbi/ Shtohet me 9-të numri i personave që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi
Artikulli i radhësMbyllet Mali Everest. Vendasit duan ta pastrojnë: Pa alpinistë gjithçka, më e thjeshtë