“Disney Plus” rikthen një nga filmat e preferuar të fëmijërisë

0

Filmi i famshëm i animuar i Disney-t, i vitit 1973, “Robin Hood”, do të rikthehet sërish, por këtë herë si një film live jo i animuar nga “Disney Plus”.

Versioni i ri do të prodhohet me grafika kompjuterike si xhirimet e dy filmave të tjerë të njohur, “Dumbo” dhe “Jungle Book”.

Në versionin origjinal, Brian Bedford luante zërin e Robin Hood, i cili ishte një dhelpër dhe Peter Ustinov zërin e Princit John.

Sipas Variety, Carlos Lopez Estrada, një regjisor meksikano-amerikan është vendosur si regjisor i filmit të ri dhe Kari Granlund, si shkrimtar.

Kontrata ishte lidhur para pandemisë së koronavirusit. Thuhet se “Disney Plus” do të rikthejë sa më shumë filma klasikë të publikuar para vitit 1990, dhe të ripërpunuar me grafika e teknologjinë e re.

Artikulli i mëparshëmRicky Gervais kritikon ashpër/ “ S’dua të dëgjoj më ankesat e atyre që janë izoluar në vila luksoze me pishinë”
Artikulli i radhësFokace shumë e shpejtë dhe pa maja!