Tiranë/ Aksident fatal me pasojë vdekje, fadroma shtyp një burrë

0

Ditën e sotme një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, ku ka humbur jetën një burrë 58 vjeç.

Policia bën me dije se, më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se jo më larg se 3 ditë më parë, një mjet i tonazhit të rëndë shtypi një student 23 vjeçar i cili po ecte me biçikletë në zonën e Uzinës Dinamo. 

Të gjitha këto aksidente po ndodhin në një kohë kur qarkullimi i makinave presupozohet të jetë minimal ndërsa shpesh kemi parë mjete të tonazhit të rëndë që vazhdojnë punën normalisht.

Artikulli i mëparshëmCOVID – 19/ Shtohen 19 raste pozitive brenda 24 orëve. Totali shkon në 494 persona të infektuar
Artikulli i radhës“Përjashtimi nga TVSH i jahteve luksoze”, Tabaku: Propagandë sikur punojnë për të gënjyer shqiptarët