Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit Penal. Pranohen propozimet e Presidentit Meta: Zbuten masat ndëshkuese

0

Pas miratimit të 12 akteve normative për pandeminë në Kuvend, Rama foli jashtë sallës për gazetarët, duke u shprehur se tashmë është mbushur një boshllëk në kodin penal.

“Mendoj se është bërë një punë e mirë në funksion të situatës. Përtej të gjitha fjalëve, kritikave, akuzave, ne kemi mbushur një boshllëk të kodit tonë penal, i cili ishte i vetmi kod penal pa asgjë të shkruar për një situatë epidemie. Për më tepër, kur ne po përgatitemi për një fazë hapje, normalizimi, të jetës sat ë jetë e mundur. Kjo nuk mund të konceptohej pa këto masa që garantojnë hapjen”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se ka pasur diskutime për ndryshimin në kodin penal edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare një ditë më parë dhe është rënë dakord edhe me Presidentin.

“Dje kemi pasur një takim të gjatë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të adresuar edhe këtë nevojë në kohë dhe për të mos pengesa dhe zgjatje. Kemi diskutuar edhe me presidentin dhe kemi rënë dakord edhe përmes ekspertëve dhe po ashtu edhe me grupet e tjera dhe është arritur një përfundim”, tha Rama.

Artikulli i mëparshëmSHBA/ Rinis kampionati i wrestling
Artikulli i radhësSi mund të ndihmojë smartphon-i juaj në luftën kundër pandemisë?