Rama: Në 4 Maj lehtësohet lëvizja

0

Në një djale për publikun nga Facebook-u i tij, kryeministri Rama njoftoi masat e reja që do të ndryshojnë duke filluar qysh nga java tjetër.

Javën e ardhme do ta rrisim daljen në pazar do ta hapim shërbimin ndërqytetas me taksi. Në 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen dhe do të lëviz edhe ata me makina private.  Do të hapim bllokun e tretë të bizneseve që dalëngadalë do të kthehemi në punë. Edhe pak durim, sepse nuk ka rrugë tjetër. Duhet ta ngulisim në mendje që të gjithë që hapja do të ketë rregulla dhe prandaj bizneset që ta marrin lejen ne e-albania dhe ta respektojnë protokollin e sigurisë. Deri në fillim të javë së tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet, vetëm Danimarka i ka hapur shkolla vetëm pjesërisht. Me të gjithë kryeministrat që kamë fol më kanë thënë se nuk kanë një datë. Ne kemi humbur shumë shkolla në Tiranë Durrës Krujë nga tërmeti dhe po i vlerësojmë të gjitha dhe do të kemi një vendim javës tjetër. Sot fola me kryeministrin e Kroacisë për turizmin dhe falë ndërveprimit do ta kemi edhe ne planin e turizmit brenda majit. Sot ka shkuar në 52 numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës, deri të premten do të verifikohen edhe ata 8000 persona. Për transhin e dytë nuk do të ketë pengesa sepse do të kalojnë menjëherë. Përfituesit që janë refuzuar, do tu vijnë përgjigjet sepse janë përfitues në paketën e dytë. Tatim fitimi për vitin 2020 është falur për bizneset e vogla”, tha Rama.

Artikulli i mëparshëmLajmi fundit/ 45-vjeçarja në Tiranë bie nga lartësia dhe humb jetën
Artikulli i radhësMaskat standard i jetës sonë të përditshme?