Ja kush do të jetë babai i fëmijës së dytë të Khloe Kardashian

0

Pak ditë më parë, Khloe Kardashian i shprehu dëshirën ish-it të saj, Tristan Thompson, për një fëmijë të dytë me të.
Megjithëse e shprehu me shaka kërkesën për spermë nga ana e tij, duket se ylli i “KUWTK” e ka marrë më shumë se seriozisht sjelljen në jetë të një fëmije të dytë.

Në episodin e ardhshëm të “Keeping Up With The Kardashians”, Khloe shokon motrat e saj kur i thotë se tashmë e ka gjetur një dhurues sperme.

E habitur, Kendall i kërkon t’i tregojë një foto, mirëpo Khloe zbulon se në fakt është ish-i saj tradhtar, Tristan.

Ajo tregoi se pas takimit me doktorin, kishte biseduar me Tristan-in dhe ai ishte mëse dakord që të ngjiznin së bashku një tjetër fëmijë.
Të dy kanë dëshirë që ta bëjnë të voglën e tyre True me një motër apo vëlla.
Megjithatë, ky vendim mbetet në dorën e Khloe-s, e cila ende po e mendon si opsion dhe do t’i kthejë një përgjigje përfundimtare ish-partnerit.

Artikulli i mëparshëmLady Gaga publikon listën e këngëve të albumit të ri
Artikulli i radhësOpozita e bashkuar kërkon hetimin e tenderave të zhvilluar gjatë emergjencës së Covid-19