Dua Lipa publikon videon nga fëmijëria, duke kujtuar pushimet verore

0

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, është duke shijuar ende suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”.

Ajo ndërkohë po tregohet shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Dua u tregua nostalgjike duke publikuar për fansat e saj një video shumë të këndshme, të realizuar në fëmijërinë e saj.

View this post on Instagram

tickles for yaa thursday

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Bëhet fjalë për kohën kur Dua ishte jo më shumë se dy ose tre vjeçe, teksa lahej në plazh dhe i buzëqeshte kamerës, duke u iniczuar nga babai i saj, Dukagjini.

“Gudulisjet për ju të enjten”, shkroi artistja në mbishkrimin e kësaj videoje, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat e saj.

Dua përndryshe po qëndron e karantinuar bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid në Londër, pas një përpjekje të dështuar për të shkuar në New York, në ditën kur Britania ndërmori vendimin për ndalimin e fluturimeve.

Artikulli i mëparshëmEvertoni kërkon me ngulm dyshem Allan e Lozano nga Napoli
Artikulli i radhësCovid-19/ SHBA zhvendos fokusin tek rihapja e ekonomisë