Kastro Zizo thumbon Ermal Mamaqin me një video të para 3 viteve (VIDEO)

0

Kantautori Kastro Zizo ka publikuar një video të tre viteve më parë, ku së bashku me Ermal Mamaqin kanë realizuar një “spot ndërgjegjësues” për të nxitur njerëzit të lexojnë sa më shumë libra.

Kjo video publikohet në një kohë kur Ermali po sulmohet për fjalët e tij në një video, ku thotë që njerëzit në karantinë duhet të mos lexpojnë romane pasi janë vetëm për humbje kohe, por të lexojnë libra që flasin për mënyrën si të pasurohesh.

“Kjo video është e 2017 dhe në atë kohë @ermalmamaqiofficial ishe “spacatori” im . Për pak kujtesë…”, shkruan Kastro Zizo.

Nuk dihet nëse Kastro e ka shpërndarë për humor apo si një “kunjë” ndaj deklaratës së Ermalit, megjithatë presim nëse do të kemi një kundërpërgjigje.

Artikulli i mëparshëmNis shembja e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë. Më 1 nëntor ambientet e reja do jenë gati për nxënësit
Artikulli i radhësKlosi: ‘Pushimet s’do jenë njësoj’ Vera do shënojë rihapjen e jetës sociale, por ja masat me të cilat shoqërohet