Mjeku i dispanserisë: Nuk besoj se u infektova në punë, por në familje

0

Mjeku i Dispanserisë së Përgjithshme në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është shprehur se nuk e ka marrë infeksionin në punë. Në një prononcim me anë të telefonit për Abc News, mjeku mësohet të jetë shprehur krejtësisht i bindur se nuk e ka marrë në punë, por në familje. Në këtë përfundim, mjeku pneumolog ka dalë pas faktit se virusi u konstatua edhe tek familjet e dy vëllezërve të tij.

“Mund ta kem marrë nga të afërmit e mi. Nuk e mora në punë. Dy ditë më parë kam qenë në punë dhe jam konstatuar pozitiv vetëm ditën e sotme pas disa simptomave,”– tha mjeku.

Ai shton se pas daljes pozitiv të tamponëve, bashkë me familjarët janë karantinuar, ndërsa thekson se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore duke pasur vetëm disa simptoma të lehta. Deri më tani janë infektuar 62 mjekë dhe infermierë, ku 47 janë shëruar.

Artikulli i mëparshëmKryeministri jep lajmin për qytetet ku do të lehtësohen masat e izolimit
Artikulli i radhësVideo e parë që është publikuar në YouTube