Instagram do të ndryshojë profilet e viktimave nga koronavirus

0

Prej kohësh drejtuesi i Instagram po mendonte si të verifikonte adresat e personave që nuk jetojnë më, por me përhapjen masive të koronavirusit ka vendosur të përshpejtojë këtë ide.

Një person që ka pasur një llogari aktive dhe ka ndërruar jetë, do të ketë një foto me mbishkrimin ” Përkujtimore”.

“Ne kemi punuar për të për ca kohë, por situata dramatike aktuale kërkon një kthesë të shpejtë,” tha zëdhënësi Liza Crenshaë, “për të mbështetur komunitetin gjatë kësaj periudhe të vështirë”.

Në gjendjen e tanishme, familja e një të ndjeri mund të kërkojë që një llogari në Instagram të bëhet përkujtimore duke plotësuar një formular në faqen zyrtare të internetit. Kjo procedurë ju lejon të mbani profilin e përdoruesit, për të mos u fshirë, bllokuar ose hakuar.

Artikulli i mëparshëmTeoritë konspirative: Nga alienët te rrjeti 5G
Artikulli i radhësAktorët që u pushuan gjatë xhirimeve