Quiz “hot” i familjes Vergara. Kush është Sofia?

0
104808863 9e1e7f9e 17f7 4368 927a 8fba579b530e

Karantina vazhdon edhe për artisten Sofia Vergara. Artistja e bukur e ‘Modern Family’ është sërish anëtare e jurisë së ‘America’s Got Talent’ dhe ka dhuruar për fansat e saj një seri fotosh nga parku i madh me pishinë i shtëpisë së saj, ku tregon fizikun e saj në formë perfekte dhe format seksi me bikini.

Në një foto ylli 47-vjeçar shfaqet me një tjetër bukuroshe të familjes, mbesën Claudia Vergara. Të fotografuara nga mbrapa të dyja duket si të ishin kopje të njëra-tjetrës.

“Modeli i vjetër i 72 dhe modeli i ri 92’, shkruan Sofia duke ironizuar vitin e lindjes. Dhe të themi të vërtetën nëse nuk do të ishte për diferencën e datave do të ishte e vështirë t’i dalloje. Ylli po kalon karantinën në vilën e saj me poshinë së bashku me bashkëshortin aktorin Joe Manganiello, djalin e Vergares Manolo dhe mbesën Claudia. Sofia dhe Joe kanë organizuar një piknik me ullinj, sallam dhe djathë. Një karantinë e artë dhe aspak private, pasi Sofia ka publikuar vetë foto nga Brenda shtëpisë së saj.

Artikulli i mëparshëmShqipërinë po e mban… Shqipëria
Artikulli i radhësMiley Cyrus në versionin rok, këndon nga shtëpia “Wish you were here”