Rrezikon 40 vite burg: Ish-këshilltari i Trump, në super jahtin e miliarderit kinez kur u arrestua

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 32190808-8647401-image-a-170_1597952871061-640x853.jpg

Ish-strategjisti i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon u arrestua të enjten në një super jaht në pronësi të një shtetasi kinez.

Bannon akuzohet për mashtrim të qindra mijëra personave si pjesë e një grupi që zotohej të përdorte donacione private për të ndërtuar një seksion të murit kufitar.

Steve ndodhej në bordin e jahtit prej 150 metrash në pronësi të miliarderit kinez Guo Wengui në Long Island Sound, jashtë bregdetit të Connecticut kur u arrestua.

Lexo edhe: Akuza për mashtrim, arrestohet ish-këshilltari i Donald Trump

Autoritetet kineze po ashtu e kanë akuzuar Wengui për mashtrim. Ai është fotografuar me Bannon në bordin e jahtit dhe këtë verë ata ishin pas përpjekjeve për ta deklaruar një “Shtetin Federal të Kinës së Re” që valviti flamurë nga avionë Portin e New York.

Ndërkohë DailyMail.com ka siguruar pamje të Bannon ndërsa qëndronte në jaht, pamje këto të shkrepura të mërkurën në mbrëmje disa orë para se agjentët federale ta vinin në pranga.

Nëse shpallet fajtor, ish-këshilltari i Trump rrezikon që të dënohet me 40 vite burg.

Artikulli i mëparshëmNxënësit në Maqedoninë e Veriut në protestë, kërkojnë zgjidhje për vitin e ri shkollor
Artikulli i radhësPuding i shëndetshëm me çokollatë dhe fara Chia