RENEA ndërhyn dhe qëllon për vdekje 71-vjeçarin që rezistoi për 5 orë

0
800 0 5f6cb57889d93

Neutralizohet pas 5 orësh negociata 71-vjeçari Lefter Zhidru në Elbasan pas terrorit që shkaktoi, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, e duke lënë më pas të plagosur dy persona.

Forcat RENEA kanë ndërhyjnë brenda banesës. Në vendngjarje u dëgjuan të shtëna e shpërthim. Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50 dhe raportohet se i moshuari është qëlluar

Gjatë këtyre orëve, RENEA ka negociuar dhe ka apeluar që Zhidru të vetëdorëzohet, por pa sukses. Mësohet se Lefter Zhidru ka qënë duke ndjekur raportimet në media dhe është irrituar me disa prej informacioneve të publikuara. Që të qetësohet psikologjikisht është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Deri më tani nga banesa janë nxjerrë bashkëshortja dhe vajza e çiftit.

Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.

Në vendngjarje ka mbërritur sakaq edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.

Artikulli i mëparshëm‘Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit’/ Tufa nxjerr pseudonimin e Ruçit, Kryetari i Kuvendit nuk reagon
Artikulli i radhësGjysma e BE-së futet në “listën e kuqe”: Hiqni dorë nga udhëtimet