Lajmi bombastik/ Bill Gates ndahet nga gruaja pas 27 vitesh martesë

0

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar se është ndarë nga gruaja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë.

“Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’u mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.

Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re”, shkruhet në letër.

Artikulli i mëparshëmProblemi 1-milionësh i PD-së
Artikulli i radhës“Basha të marrë vendim”/ Fevziu: Nëse nuk njeh zgjedhjet, s’mund të hyjë në parlament