Ja kush janë kandidatët e Ramës që janë lutur për t’u bërë pjesë e PD-së/ Deklarata e fortë e Salianjit “shkund” PS-në

0

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit, Ervin Salianji gjatë një interviste ka deklaruar se të gjithë gjithë njerëzit që Edi Rama i ka futur në listat e kandidatëve për deputet, fillimisht i janë lutur Bashës për të qenë pjesë e PD-së.

“Nuk merret dhe nuk gjykohet kurrë disidenti pse nuk bëre më shumë. Basha i ka bërë të gjitha betejat e duhura për të bërë të mundur çrrënjosjen e një sistemi… Ka një diskutim të qartë që bëhet me etapa. PD tani që nuk është mbyllur procesi zgjedhor nuk mund të flasi për çfarë do bëjë. DASH ka shpallur non grata Tom Doshin, ai dhe Aqif Rakipi janë diferenca në këto zgjedhje. Këta njerëz që i ka Rama sot në lista, pjesën e krimit, i janë lutur PD-së dhe Bashës për të qenë pjesë e listave të PD. Tani nëse doni një pushtet që ndërron logon dhe të jetë prap shok i Tom Doshit… jo pra, ne do sjellim ndryshimin”, tha Salianji.

Artikulli i mëparshëmTurizëm, ukrainasit përzgjedhin Turqinë
Artikulli i radhësDeklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash