Shpërthimi në minierë/ Nxirren 6 minatorë, nuk dihet sa të tjerë ka ende brenda

0

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur këtë mesditë në minierën e Martaneshit.

News 24 raporton se ka pasur rrjedhje të gazit në galerinë 40, ku për pasojë janë bllokuar disa minatorë.

Nga të dhënat e para nga kërkimet e shpëtimit, mësohet se 6 minatorë janë nxjerrë nga galeria, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin e Bulqizës.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ka minatorë të tjerë të bllokuar brenda.

Artikulli i mëparshëmBulqizë/ Aksident në minierë, dyshohet për tre të plagosur
Artikulli i radhësShkencëtarët gjejnë kurën për Covid-19, e konsiderojnë si çelësi për fundin e pandemisë