Artan Hoxha tregon fundin tragjik të Presidentit/ Ju tregoj kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika

0

Vendimi më i fundit i Gjykatës për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe sekuestrimin e pasurisë së tij është komentuar ditën e sotme edhe nga gazetari Artan Hoxha.

Gjithashtu gazetari i njohur tregoi se kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika. Ai tha se Ilir Meta do të shpallet “non grata” sapo të largohet nga Presidenca.

“U ndëshkua për atë gjë që ka bërë në detyrë, gjate kohës që ai ka qenë në detyrë. Është futur në listën e zezë për korrupsion. Për shumë shqiptarë është konsideruar si një dënim i vogël, por ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë i vetmi gjykim, do kemi dosje dhe hetime të tjera ku do shohin se Llalla ka qenë i përfshirë”, tha gazetari i njohur.

Sipas tij, Llalla u prezantua nga Meta dhe më pas u zgjodh nga Berisha si prokuror i Përgjithshëm, e si pasojë mbronte interesat e tyre.

“Llalla vetë ka thënë se ish-ambasadori, Donald Lu, i ka kërkuar që të arrestojë Metën. Por i vetmi arrestim ishte që më shoqëroi mua dhe më mori celularët. Avioni me kanabis është i lirë ashtu si dhe piloti italian. Janë sekuestruar dy celularët e mi, ku njëri është shkri aq i vjetër ishte, dhe një i ri”, shtoi Hoxha.

Gazetari vijoi duke thënë se ish-prokurori i Përgjithshëm është ndëshkuar si kamikazi i dy personave që janë në listën e Amerikës, njëri u shpall Berisha, e tjetri do shpallet sa të largohet nga Presidenca.

I pyetur nëse Amerika po ndihmon PS-në për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra, gazetari u shpreh se “nuk beson se SHBA ndërhyjnë në këtë punë, pasi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar si ngjarje të brendshme”.

“Është penalizuar ushtari i Berishës dhe Metës. Dy janë me meritë në listën e zezë dhe presim të tretin. Aleati i Berishës nuk themi dot se ishte Nard Ndoka, por zëvendëskryeministri i tij, Meta. Ky i fundit do të shpallet ‘non grata’ sapo të largohet nga Presidenca”, tha Hoxha.

Artikulli i mëparshëm“Berisha u tradhtua nga PD”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat nga selia blu: Basha një qofte në krye të opozitës…
Artikulli i radhës“U përdhunova dhe mbeta shtatzënë në moshën 19-vjeçare nga…”/ Këngëtarja e njohur rrëfen detajet tronditëse dhe…