Aktori i njohur humb kontrollin e makinës dhe pëson aksidentin e tmerrshëm, dërgohet me urgjencë në spital

0
Aktori i njohur humb kontrollin e makinës dhe pëson aksidentin e

Aktori shumë i njohur turk Ilker Aksum, të cilin e kemi parë në rolet e tij në serialet “Ertugrul” dhe “Ramo”, apo edhe në filmin “Mrekullia në qelinë nr7”, ka bërë aksident. Aktori ka humbur kontrollin e makinës. Ai është përplasur me një pemë dhe më pas makina është rrotulluar. Aktori ka ngecur në makinë, por kanë qenë kalimtarët ata që e kanë ndihmuar. Një nga shitësit e dyqaneve aty pranë ka prerë rripin e sigurimit me thikë.

Aksum është dërguar me urgjencë në spitël dhe tani gjendja e tij duket më mirë. Aktori ka falenderuar në rrjete sociale të gjithë ata që u interesuan për gjendjen e tij.

Aktori i njohur humb kontrollin e makinës dhe pëson aksidentin e

Sipas mediave turke Aksum ishte duke shkuar në aeroportin e Adanas para se të aksidentohej.

Aktori i njohur humb kontrollin e makinës dhe pëson aksidentin e
Artikulli i mëparshëmMe këngë latine dhe veshje të markave të shtrenjta, publikohen të tjera video të gjykatëses Kapedani në ‘Tik Tok’
Artikulli i radhësBasha shiti Sali Berishën te ndërkombëtarët? Zheji zbulon prapaskenat, trego mesazhin që ka marrë ish-kryeministri