“Kanë mbetur akoma te Dashamir Shehu”, Blendi Fevziu nxjerr prapaskenat nga selia blu…

0
“Kanë mbetur akoma te Dashamir Shehu”, Blendi Fevziu nxjerr

Gazetari Blendi Fevziu komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të paekspozuarit’ zhvillimet më të fundit brenda selisë blu. Sipas tij mos dorëheqja e Lulzim Bashës është një vendim i tij personal.

Në gjykimin e tij çështja e të djathtës në Shqipëri është tejet e rëndësishme pasi së fundmi ajo ka marrë disa goditje.

“Pse Basha nuk e jep dorëheqjen? Ky është vendimi i Bashës. Në gjykimin tim aq sa e njoh unë politikën, besoj se çështja e të djathtës në Shqipëri është tejet e rëndësishme. E djathta ka marrë disa goditje së fundmi. Problemi në gjykimin tim pa u ndalur te ikja apo jo e Bashës është se brenda PD ka një tentativë të njerëzve që të komandojnë më mirë atë gjënë e vogël brenda tyre sesa të hapen dhe të konkurrojnë. Pas 30 vitesh kemi mbetur akoma te Dashamir Shehu. Që do të thotë se ata njerëz besojnë ende te e djathta, të gjithë duhen ftuar për të kontribuar sepse nuk ka asgjë të mirë kur mbyllesh. Kjo nuk po ndodh”, u shpreh Fevziu.

Artikulli i mëparshëmÇfarë po ndodh me jetën e Sonila Meços? Postimi i fundit ka trazuar ujërat në rrjet
Artikulli i radhësArtan Hoxha zbulon telefonatën tronditëse me të ëmën e Elvis Troqes/ Babai i ndërroi jetë pa parë trupin e të birit…