Taulant Balla zbulon se kush do jetë presidenti i ardhshëm/ E vendosim bashkë me Partinë Demokratike…

0
Kuvendi shkarkon Metën, Taulant Balla zbulon se kush do jetë

Numri dy i Partisë Socialistë, Taulant Balla duke folur për emrin e presidentit të Republikës, deklaroi se kjo çështje do të jetë pjesë e një tryeze të përbashkët.

Balla theksoi se PS nuk do të marrë iniciativë emërimi të kreut të shtetit pa konsultë me PD-në.

“PS synon të fitojë edhe mandatin e katërt dhe unë nuk e fsheh, për shkak se kemi ofertën më të mirë nga partitë e tjera. Mbështes Ramën, çështjen e zgjedhjes së presidentit ta kemi pjesë të një tryeze. PS ka emra brenda saj që mund të bëjnë shkëlqyer presidentin në çdo moment, Partisë Socialiste nuk i është dhënë mundësia që të ketë president. PS nuk do marrë iniciativë për emërimin e presidentit, pa konsultë me PD-në. Mendoj se çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri mund ta marrim në mënyrë më të përgjithshme”, tha Balla.

Artikulli i mëparshëmDeklarata “bombë”: Soros loboi për ’21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës, Berisha tregon provat
Artikulli i radhësNuk do ta besoni/ Ja sa vjeç është në të vërtetë Hasbulla, personazhi i famshëm i rrjeteve sociale!