Sekuestrimi i 300 kg kokainë në portin e Durrësit, Artan Hoxha zbulon detajet e rëndësishme, tregon çfarë ka ndodhur 5 ditë më parë: Mund të themi me siguri të plotë që…

0
Sekuestrimi i 300 kg kokainë në portin e Durrësit, Artan Hoxha

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka reaguar lidhur me kapjen e 300 kg kokainë në një kamion në portin e Durrësit.

Postimi i Artan Hoxhës

Sot mund te themi me siguri te plote, se jemi te kompletuar si baze operacionale e narkotrafikut…

Deri tani kishim sekuestruar sasi te medha kokaine ne hyrje, tashme kapem nje alamet ngarkese me kokaine dhe ne dalje…

Por ky nuk eshte rasti i pare, kjo thjeshte ishte sasia me e madhe e kokaines, e kapur ne dalje…

Vetem 5 dite me pare, autoritetet Italiane ne Brindizi, kapen nje sasi kokaine prej disa kilogramesh ne nje kamion qe kishte hyre ne Itali me traget nga porti i Vlores. Lenda narkotike u zbulua gjate kontrollit te dyte, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgje.

Bashke me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H. nga Vlora, nje personazh i arrestuar dhe me pare nga Policia Shqiptare per trafik narkotikesh….

Artikulli i mëparshëmKapet një sasi e konsiderueshme paundësh në Portin e Durrësit, u gjetën brenda një…/ Dalin detajet e para
Artikulli i radhës“Ka pjesën e vet aty”, gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Bashës i intereson të jetë numri dy, sepse përfiton nga tepsia e Ramës