Kina arrin tjetër rekord/ Vetëm 28 për të ngritur një shumë-katësh (VIDEO)

0
Kina arrin një tjetër rekord, për 28 orë përfundon

Vetëm 28 orë i kanë mjaftuar punëtorëve kinezë për të ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet se dhomat dhe ambientet e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë, e punëtorëve iu kërkua vetëm sa të bënin lidhjen e ndërtesës.

Godina në fjalë është montuar nga punëtorët, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve, vetëm me vida e bulonë.

“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënësi një zëdhënës i kompanisë.

Artikulli i mëparshëmNjë grua bën një banjë plotësisht e zhveshur në shatërvanin përballë ndërtesës qeveritare (VIDEO)
Artikulli i radhësHumb jetën tragjikisht 17-vjeçarja në Lushnje