Zbulohen fjalët e fundit të Princeshës Diana! Ja çfarë tregon zjarrëfikësi që i dha ndihmën e parë pas aksidentit fatal

0
Zbulohen fjalët e fundit të Princeshës Diana! Ja

Një shef zjarrfikësish që ishte një nga personat e parë që ndihmoi Princeshën Diana pas përplasjes së saj fatale në Paris, ka folur për herë të parë për fjalët e fundit që i tha princesha.

Shefi i zjarrfikësve, i cili ishte ndër personat e parë që ndihmoi Princeshën Diana pas aksidentit që i mori jetën, ka treguar për herë të parë fjalët e fundit që ajo i tha.

Rreshter Xavier Gourmelon tha për “Daily Mail” se kur arriti në vendin e aksidentit në gusht të vitit 1997, Diana ishte ende duke lëvizur dhe duke folur.

Ajo foli në anglisht dhe tha: ‘O Zot, çfarë ka ndodhur?’ Unë mund ta kuptoja, kështu që u përpoqa ta qetësoja. Po i mbaja dorën,”- tha Gourmelon, i cili ka dhënë deklaratat e tij në polici, por kurrë më parë nuk kishte folur për shtypin.

Përplasja në një nënkalim la menjëherë të vdekur shoferin Henri Paul si dhe të dashurin e ri të Dianës, Dodi Fayed.

Diana, megjithatë, dukej fizikisht mirë përveç një shpatulle të dëmtuar, kujton Gourmelon, i cili nuk e kishte idenë se po përpiqej të shpëtonte një princeshë.

Vetëm pasi ajo u mor me një ambulancë, ai zbuloi se kush ishte nga një kapiten në vendngjarje.

Ai më tha se kush ishte ajo. Po, unë e njihja, por në atë moment nuk e njoha,“- tha ai për tabloidin.

Një nga personat e parë që u përpoq ta ndihmonte princeshën, ishte edhe mjeku jashtë shërbimit, Frederic Mailliez, i cili kaloi në skenën e aksidentit ndërsa po kthehej në shtëpi nga një festë.

Ai pa dy persona që ishin me sa duket të vdekur dhe dy të tjerë, përfshirë truprojën e Dianës, që ishin plagosur rëndë, por ende gjallë. Ai së pari ndihmoi Dianën, e cila ishte në pjesën e pasme të makinës.

Zbulova se ishte një grua e bukur dhe nuk kishte ndonjë dëmtim serioz në fytyrë. Ajo nuk ishte gjakosur, por ishte pothuajse pa ndjenja dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ajo dukej mirë në minutat e para,“- kujton ai.

Kështu që fillova t’i flas anglisht asaj, duke i thënë se isha mjek dhe se ambulanca ishte duke ardhur dhe gjithçka do të shkonte mirë. Dhe kështu u largova nga skena pa e ditur se kë isha duke trajtuar. 

Lajmi i vdekjes së princeshë Dianës tronditi gjithë botën.

Artikulli i mëparshëmPirja e kafesë redukton rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë? Ja çfarë thonë studimet e fundit
Artikulli i radhësI nxehti afrikan ka pushtuar vendin tonë, sinoptikania Lajda Porja tregon kur do ta arrijnë kulmin temperaturat dhe surprizat e motit që na presin në muajin korrik