Khaby Lame thyen rekordin, Chiara Ferragni s’është më mbretëresha e Instagramit

0
Khaby Lame thyen rekordin, Chiara Ferragni s’është më

21-vjeçari Khaby Lame që është bërë shumë i famshëm me videot e tij në TikTok, ka rrëzuar blogeren Chiara Ferragni nga froni.

Nga sot Chiara nuk është më “mbretëresha e Instagram-it” në Itali, ndërsa Khaby numëron tashmë mbi 24 milionë ndjekës në Instagram.

I riu ka marrë vëmendjen në gazetat ndërkombëtare, si një nga njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale në mbarë botën.

Në muajin mars të vitit të shkuar, Khaby vendosi të hapte një adresë në TikTok për të realizuar disa video gazmore, si një lloj reagimi për disa video të çuditshme që qarkullojnë nëpër rrjet.

Këto video arritën shpejt një sukses shumë të madh, dhe u shpërndanë kudo me shpejtësi duke i dhënë Khaby-t famën që ai ka sot.

Artikulli i mëparshëmBlendi Gonxhe jep njoftimin e rëndësishëm dhe paralajmëron: Ja sa do të gjobiteni nëse qarkulloni me makina pa kolaudim
Artikulli i radhësShembet ndërtesa 12-katëshe/ Dëshmitari tregon tmerrin që panë me sy: U duk si një tornado, ishte çmenduri… (Pamjet e frikshme)