Kontrolli policor kalon në e–Albania/ Si do të verifikojnë qytetarët skadimin e dokumentacionit?

0

Verifikimet e policisë do të kalojnë në platformën e e – Albania. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka shpallur një tender me fond 7.5 milionë lekë, për zhvillimin e ofrimit të shërbimeve në platformë.

Objekti kryesor i ketij shërbimi është:

  1. Zhvillimi i webserviceve në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve dhe Regjistrin e Elektronik të Dëmeve për sa më poshtë vijon:
  • Web Service për verifikim e policës MTPL për mjetet motorike me të dhënat të marra nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve;
  • Web Service për historikun e policave MTPL të mjeteve motorike me të dhënat të marra nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve;
  • Web Service për historikun e dëmeve te mjeteve motorike me të dhënat e marra nga Regjistrit Elektronik i Dëmeve.
  • Web Service për njoftim e qytetarëve 14 ditë përpara skadencës së policës MTPL ne seksionin “Mesazhet e Mia” ne portalin e-albania, me të dhënat e marra nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve.
  1. Implementimi në DIS për ndërveprimin me platformen qeveritare të ndërveprimit për sa më poshtë vijon:
  • Për verifikim të policës për mjetet motorike me të dhënat të marra nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve;
  • Për njoftim e qytetarëve 14 ditë përpara skadencës ne seksionin “Mesazhet e Mia” ne portalin e- albania, me të dhënat e marra nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve;

Ndërkaq, sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit, e – Albania do të përmbajë seksionin “Mesazhet e Mia”, në të cilin qytetarët do të njoftohen 14 ditë përpara për skadimin e dokumentacionit.

Referuar të dhënave të projektit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, shërbimet do të manifestohen brenda një afati kohor 1 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

Artikulli i mëparshëmA e dini se pse disa makina e kanë portën e karburantit në anën e shoferit e disa të tjera në anën e pasagjerit?!
Artikulli i radhësZbulohet superjahti i vetëm rezidencial në botë – Pritet të bëhet shtëpia ultra luksoze e 39 pronarëve sekret