Statistikat e transporteve, rritet volumi i mallrave në porte, pasagjerët preferojnë fluturimet

0

Transporti duket se po i kthehet normalitetit pas lehtësimit gradual të kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave lidhur me transportin në 5 mujorin 2021 tregojnë për një rritje të volumeve të ngarkuara dhe shkarkuara në porte sa i takon mallrave.

Ndërkohë që rritje e transportit vërehet edhe tek ai ajror ku pasagjerët kanë vazhduar ta preferojnë si alternativën kryesore të udhëtimit.

“Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Maj 2021 është 401,3 mijë ton, duke u rritur 11,5%, krahasuar me Maj 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 7,6%.

Në pesëmujorin e parë vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.933,2 mijë ton, duke u rritur me 16,7 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin Maj 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.495 mijë ton-kilometër, duke u rritur 3,6 herë, krahasuar me Maj 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018- 2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është rritur me 2,7%.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 12.931 mijë tonkilometër, duke u rritur me 28,3%, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin Maj 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 196,1 ton, duke u rritur 51,3% në krahasim me Maj 2020.  Krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është rritur me 13,4%. Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 806,4 ton duke u rritur me 11,9%, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020”, thuhet në raportin e INSTAT.

Fluturimet, pasagjerët preferojnë në shumicë këtë alternativë

Rigjallërimi i transportit ajror po ndihet prej disa kohësh tashmë ndërkohë që pritet që në vazhdim ai ti kthehet disi normalitetit duke qenë se një pjesë e mirë e vendeve po heqin kufizimet për Shqipërinë. Por sa i takon majit INSTAT raportoi se numri i fluturimeve të kryera është 1.610 duke u rritur 7,3 herë në krahasim me Maj 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 3,6%.

”Në Maj 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 36.406 pasagjerë. Krahasuar me Maj 2020, ky tregues është rritur 6,2 herë. Krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 50,3%”

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 155.121 pasagjerë, duke u rritur me 15,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Maj 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,5% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Maj 2021 është 152.842 pasagjerë duke u rritur 21,9 herë, krahasuar me Maj 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është ulur me 4,0%.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 495.646 pasagjerë duke u ulur me 5,9%, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Sipas INSTAT në Maj 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 94,8 mld lekë dhe 49,7% e tyre u transportua me det. Në pesëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 428,8 mld lekë dhe 49,5 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave

“Në Maj 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 52,2%, me rrugë 39,8% dhe me ajër 0,3%. Mallrat e eksportuara me rrugë në Maj 2021 janë rritur me 24,6%, krahasuar me Maj 2020. Eksportet e mallrave të transportuara me rrugë në Maj 2021 janë rritur 16,3%, krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018-2020.

Importet e mallrave

Në Maj 2021 mallrat e importuara me det zënë 48,3%. me rrugë 47,6% dhe me ajër 3,1%. Mallrat e importuara me rrugë në Maj 2021 janë rritur me 39,4%, krahasuar me Maj 2020. Importet e mallrave të transportuara me rrugë në Maj 2021 janë rritur 24,3%, krahasuar me mesataren e muajve Maj për periudhën 2018-2020.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, mallrat e importuara me det zënë 46,7%, me rrugë 47,9 % dhe me ajër 3,2%. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 38,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”.

Artikulli i mëparshëmKëshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për ndërtimin e objektit të “Teatrit Kombëtar”
Artikulli i radhësA e dini se pse disa makina e kanë portën e karburantit në anën e shoferit e disa të tjera në anën e pasagjerit?!